E rëndë në Durrës / 30-vjeçari shkon në spital me kaçavidë në kraharor, dyshohet se...
Lajmifundit
/
18 Gusht 2026, 21:52
Aktualitet

Një i ri ka përfunduar, mbrëmjen e së martës, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, pasi dyshohet se është plagosur me mjet të ftohtë, kaçavidë.
Sipas informacioneve paraprake policore, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Rrotës së Kuqe”, në Plazhin e Durrësit.
I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë dy goditje dhe gjendja e tij deklarohet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen, nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së tij.


