Babë e bir atentat të riut, çfarë ndodhi mbrëmë në Lezhë, reagon policia

Aktualitet

Babë e bir atentat të riut, çfarë ndodhi mbrëmë

Një 30-vjeçar me iniciale A.P, është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të identifikuar si A.Gj dhe A.Gj, babë e bir për shkak të një konflikti të mëparshëm.

Fatmirësisht i riu nuk është plagosur ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit A.Gj, 56 vjeç dhe A.Gj, 22 vjeç  për “kanosje”.

•Më datë 27.10.2024, shtetasi A. P., 30 vjeç, ka telefonuar Sallën Operative dhe ka kallëzuar se më datë 27.10.2024, shtetasit A. Gj. dhe A. Gj. (babë e bir), për shkak të konflikteve të mëparshme, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin ai lëvizte në fshatin Pllanë.

Menjëherë pas telefonatës, janë kryer të gjitha veprimet procedurale, si: marrja e deklarimeve të 3 shtetasve të implikuar, kryerja e kontrolleve në banesat e tyre, këqyrja e automjetit të 30-vjeçarit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes. Në përfundim të tyre ka rezultuar se: automjeti i 30-vjeçarit ishte i padëmtuar nga plumba, në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, si dhe në banesat e 3 shtetasve të implikuar nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

 Me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme për këtë rast, Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, për shtetasit A. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 22 vjeç.

ME TE LEXUARAT