Babai i vrau nënën dhe u vetëvar, djali 20 vjeç që gjeti të pajetë dy prindërit në gjendje të rëndë

Aktualitet

Babai i vrau nënën dhe u vetëvar, djali 20 vjeç që

Djali 20-vjeçar i çiftit, ai i cili ka gjetur të pajetë dy prindërit e tij, është në gjendje të rëndë psikologjike. Çifti në Librazhd ishin prindër të 4 të fëmijëve, 3 prej të cilëve jetonin jashtë vendit, ndërsa njëri jetonte me ta.

56-vjeçari Qemal Bici, pasditen e së hënës i mori jetën bashkëshortes së tij dhe më pas u vetëvar në pemë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, për shkak të grindjeve të vazhdueshme.Bici dyshohet se vrau bashkëshorten Menturie, rreth 53 vjeçe, duke e qëlluar me një sopatë edhe më pas ka varur edhe veten.

Në momentin e ngjarjes, fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm por kur kanë ardhur e kanë gjetur nënën të vrarë ndërsa babin të varur tek pema. Çifti la jetimë 4 fëmijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion