“Gabuam me taksën e profesioneve të lira”, Ministria e Financave e pranon publikisht

Politikë

“Gabuam me taksën e profesioneve të lira”, Ministria e

TIRANE - Ministria e Financave ka gabuar me ligjin për tatimin e profesioneve të lira, dhe një fakt i tillë u pranua publikisht sot nga Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave.

Gjatë një interviste për Abc News, ai pranoi se ligji që prashikon taksimin e profesioneve të lira ka një gabim që ai e cilësoi njerëzor, por që vështirë të medohet se më gjera kaq të rëndësishme, mund të ndodhin gabime të tilla. Edhe nëse kjo ka ndodhur, për këtë gabim që po rrezikon të mbyllë me mijëra subjekte të vetëpunësuar, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Duhet të pranojmë një gabim njerëzor që ka ndodhur me ligjin, ku të vetëpunësuarve, nuk ju është njohur paga mininale në zërin e shpenzimeve. Nuk kemi arritur ta realizojmë, por ndikimi i saj është minimal dhe me siguri do te arrijmë ta bëjmë në të ardhmen”, tha Niko Lera gjatë intervistës së tij, duke thënë se gabimi do të korigjohet por nuk shpjegoi se kur do të ndodhë kjo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër dalja publike e Z.Lera, ka krijuar edhe më shumë paqartësi dhe anomali, pasi i pyetur për mos-njohjen e shpenzimeve në masën 30 për qind për të vetëpunësuarit, zyrtari i politikave fiskale në Ministrinë e Financave sqaroi se kjo do të bëhet vetëm për ato subjekte që kanë deklaruar shpenzimet e tyre në bilancin e vitit 2023.

“Nëse subjekti ka deklaruar shpenzime në masën 43 për qind në bilanc, atëherë cfarë shpenzimesh tjera duhet ti njohim”, tha Lera.

Në këtë mënyrë, zyrtari i Ministrisë së Financave Niko Lera nuk sqaroi se cfarë do të ndodhë me ato subjekte që nuk i kanë deklaruar në bilanc pasi nuk e kanë pasur detyrim, e shpesh as të mundur, dhe që nuk po u njihen shpenzimet në masën 30 për qind.

Mosnjohja e kësaj shifre, ndonëse është në ligj, po i bën subjektet që artificialisht të rezultojnë me një fitim 30 për qind më të lartë dhe duke llogaritur taksimin mbi këtë shifër, edhe detyrimet e tyre kanë rezultuar më të larta duke i detyruar shumë prej tyre të mendojnë mbylljen e aktivitetit për shkak të rritjes së kostove.

Një tjetër problematikë është fakti se shembujt që përmendi Z.Lera, me të ardhura deri në 40 mijë dollar në vit, janë “raste luksoze” ndërkohë që publiku pret që zyrtarët e këtij vendi të flasin për njerëzit e thjeshtë.

Pra Z.Lera nuk flet për ato subjekte me të ardhura shumë nën nivelin 40 mijë dollar në vit, dhe që nuk janë pak me vetëm 10 apo 12 mijë dollarë në vit, të cilëve zbatimi abuziv i taksës së re në fakt po u mbyll aktivitetin.

Lera theksoi se janë mbi 12 mijë profesionistë të lirë me të ardhura mbi 40 mijë dollar në vit, duke konfirmuar kështu se më shumë se gjysma e të prekurve (totali llogaritet rreth 29 mijë të vetëpunësuar që preken nga taksa e re) janë nën atë shifër dhe që për rrjedhojë, vendosen direct në vështiësi nga zbatimi i ligjit të ri.  

Z.Lera pranoi nga ana tjetër se taksimi i profesioneve të lira, po bëhet me qëllim rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit me qëllim uljen e borxhit publik.

ME TE LEXUARAT