"Zvërneci" bën JEHONË në THE GUARDIAN,REUTERS, NEW YORK TIMES E CNN

Bota

"Zvërneci" bën JEHONË në THE GUARDIAN,REUTERS, NEW

Zvërneci ka kaluar kufijtë ndërkombëtar duke u kthyer nga një debat publik shqiptar në temën kryesore të ndërkombëtare. The Guardian e ka renditur lajmin si më të lexuarin së fundmi. Edhe media si New York Times, CNN dhe Reuters kanë kushtuar artikuj të gjatë për projektin e çiftit  Jared Kushner - Ivanka Trump si edhe protestave të qytetarëve shqiptarë. 

Pritet që vetëm për pak minuta të nisë edhe zyrtarisht protesta e katërt në Bulevard ndërsa organizime të ngjashme pritet të mbahen edhe në Europë e SHBA, përballë përfaqësive diplomatike shqiptare.

Prej së dielës, mijëra qytetarë shqiptarë kanë nisur protestën për mbrojtjen e territorit të Zvërnecit, e cila ka kulmuar përballë Kryeministrisë. Demonstruesit kanë artikuluar thirrje kundër lidhjeve të krimit me qeverinë, kritika ndaj opozitës dhe censurës, duke tërhequr pjesëmarrës nga të gjitha moshat, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.

ME TE LEXUARAT