Autori zbriti nga mjeti me xhama të zinj dhe qëlloi me breshëri 31-vjeçarin, dyshohet për konflikt jashtë Shqipërisë

Aktualitet

Autori zbriti nga mjeti me xhama të zinj dhe qëlloi me breshëri

VLORE
Zbardhen detaje te reja nga vrasja e 31-vjecarit Taulant Gjika, në Vlorë. Autori i krimit ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj dhe është drejtuar nga i riu, duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Autori i ngjarjes ka qenë i maskuar, por siç raportohet, dyshohet se është identifikuar dhe shoqëruar nga policia.


Sa i përket të shkuarës së viktimës, ai njihej dhe ishte i identifikuar si një nga njerëzit e botës së krimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paraprakisht po hetohet për ndonjë përplasje të mundshme mes autorit dhe viktimës jashtë Shqipërisë, pasi 31-vjeçari Gjika ka jetuar jashtë dhe dyshohet se aty mund të ketë ndonjë bazë konflikti.

ME TE LEXUARAT