Vrasja në mes të qytetit të Vlorës, kush është autori që qëlloi për vdekje Taulant Gjikajn

Aktualitet

Vrasja në mes të qytetit të Vlorës, kush është

Andi Jonuzaj eshtë personi i shoqeruar në komisariatin e Policisë së Vlorës si autor i dyshuar i vrasjes së Taulant Gjikës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku viktimë ka mbetur Andi Jonuzaj, djali i një ish-oficeri policie.

Burime bëjnë me dije se ndaj viktimës është qëlluar katër herë me armë zjarri, nga një makinë në lëvizje.

Viktima ka qenë duke ecur në trotuar në momentin kur është qëlluar me breshëri armësh.

Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet gri, por nuk dihet ende nëse ata janë ndarë pas krimit.

Autorët kanë qenë duke lëvizur nga Gjykata e Apelit, në drejtim të Portit të Vlorës, kur kanë qëlluar me breshëri arme.

Taulant Beqiraj eshte një person me precedent të mëparshëm penal dhe rrezikshmëri të lartë. Beqiraj është arrestuar për amëmbajtje pa leje por i ka shpëtuar drejtësisë. Gjithashtu emri i tij përfshihet dhe në përplasjen me armë mes dy bandave në qendër të qytetit në vitin 2017.

ME TE LEXUARAT