Autorët po e vëzhgonin, detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla! Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë...

Aktualitet

Autorët po e vëzhgonin, detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi

Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka i njohur edhe me emrin Mondi Mëhalla. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se sapo biznesmeni 43 vjeçar ka dalë nga zyra dhe ka hyrë në makinë e tij Range Rover, autorët me makinën Audi i afrohen.

Raportohet se njëri prej tyre ka dalë nga makina dhe i është afruar Mëhallës duke e qëlluar me pistoletë. Ndërsa personi tjetër që kishte rolin e shoferit ka qëndruar në mjet.

Kamerat e sigurisë kamë zbuluar po ashtu se autorët kanë lëvizur edhe disa herë të tjera përgjatë zonës, pasi duket se kanë pasur dijeni të plotë për objektivin e tyre që ndodhej në karburant.

Pasi vranë Mëhallën, autorët u larguan me makinën Audi drejt Librazhdit dhe në fshatin Mirakë dogjën mjetit, brenda të cilit nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.

Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor.

Policia ka mbledhur prova të rëndësishme në vendngjarje që pritet të çojnë në zbardhjen e vrasjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion