Asnjë viktimë, konfirmohen pozitiv me Covid 25 qytetarë

Aktualitet

Asnjë viktimë, konfirmohen pozitiv me Covid 25 qytetarë

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditorë me Covid në vendin tonë krahasuar me disa javë më parë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nga 4 063 testime janë konfirmuar të infektuar 25 qytetarë dhe fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.

Të infektuarit janë konstatuat në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.

Gjatë orëve të fundit betejën me Covid në vendi n tonë e kanë fituar 7 pacientë, ndrësa në spital po marrin ndihmë mjekësore 8 pacientë duke e çuar në 272 numrin e pacientëve aktivë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të shëruarve ka arritur në 130 125 qytetarë.

Statistika (24 Korrik 2021)
Raste të reja ditore      25
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      8
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4063

Testime totale             875,262
Raste pozitive             132,853
Raste të shëruara       130,125
Raste Aktive                       272
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              103
Vlorë                26
Elbasan            26
Kukës                25
Durrës              22
Lezhë               21
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               11
Korçë                6
Gjirokastër        1.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion