Vonesa dhe pakënaqësi/ Greva paralizon aeroportet në Gjermani, punonjësit kërkojnë...

Bota

Vonesa dhe pakënaqësi/ Greva paralizon aeroportet në Gjermani,

Fluturimet në disa aeroporte gjermane u ndërprenë edhe këtë hënën në një varg grevash njëditore lidhur me mosmarrëveshjet e punonmjësve për pagën.

Grevat përfshijnë aeroportet e Berlinit, Hamburgut, Hannoverit dhe Bremenit.

“Fatjon Murati dhe miqtë e tij ruheshin, kishte përplasje të forta me Ervis Martinajn”/ Klodiana Lala zbardh detaje të forta: Pronari i lokalit iku në Turqi përmes...

Rreth 200 nisje u anuluan në Berlin dhe rreth një e treta e 200 mbërritjeve të planifikuara pritet të anulohen, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Aeroporti i Hamburgut bëri me dije se të gjitha nisjet e planifikuara gjatë të hënës u anuluan dhe të paktën 50 nga 121 mbërritjet e planifikuara gjithashtu.

Paralizimi i transportit ajror po ndodh për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat e punonjësve, si nga qeveria federale, ashtu eedhe nga landet lokale.

Sindikatat po kërkojnë një rritje pagash prej 10.5%, ndërsa punëdhënësit deri më tani kanë ofruar një rritje prej 5% në dy faza. Raundi tjetër i bisedimeve do të fillojë më 27 mars.

Sindikata gjermane e punëtorëve Verdi ka thënë në të kaluarën se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion