Arrestohet 'skifteri' nga Kamza! I grabiti nga qafa florinjtë 26-vjeçares...

Aktualitet

Arrestohet 'skifteri' nga Kamza! I grabiti nga qafa florinjtë

Ditën e sotme është arrestuar 36-vjeçari nga Kamza i cili akuzohet për grabitjen e një varëse floriri me forcë nga një grua. Sipas njoftimit të policisë 36-vjeçari ia ka këputur me dhunë 26-vjeçares nga qafa.

Gjithashtu bëhet me dije se ky shtetas ka qenë më parë i proceduar për të njëjtë vepër penale.

Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

I mori me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, i ka marrë me dhunë varësen nga qafa, varësen e floririt, një 26-vjeçareje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion