Arrestohet nipi i ish-ministrit Lefter Koka, iu gjet armë pa leje në banesën në Durrës

Aktualitet

Arrestohet nipi i ish-ministrit Lefter Koka, iu gjet armë pa leje në

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, të riut Haki Koka iu gjet në banesë  një armë zjarri pistoletë me municion luftarak që e mbante pa leje.

Ish ministri Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve. Më 7 Shkurt, SPAK kërkoi 4 vite burg për ish ministrin në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, por nëse shpallet fajtor, ai do të përfitojë uljen e 1/3 se dënimit duke zbritur në 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT