Gjesti për Eglin: Je e lënduar, më fal por nuk kam ndjenja

Showbiz

Gjesti për Eglin: Je e lënduar, më fal por nuk kam ndjenja

Gjesti ka biseduar gjerë e gjatë me Danja Kokën për raportin e tij me Egli Takon.

Ai ia ka sqaruar të gjitha, duke thënë se banorja ka dalë keq jashtë, e për këtë po bën këto veprime.


Konkurrenti nga Kosova e bën të qartë se nuk ka ndjenja për të dhe se nuk e ka shtyer për asgjë.

“Nuk i ka pëlqyer vetja jashtë, se e njoh njeriun. E kam mësuar komplet. Unë ka rast që them ndonjë gjë, nuk ma ndien. Të dal si të dal. Kërkoj falje nëse më pranojnë mirë, nëse jo, okej”, u shpreh ai.

Këngëtari pejan tha: “Për vëlla timin nuk mbaj përgjegjësi, më gjykon mua, ti je fajtor. T’i kam thënë gjërat jam munduar që të parandaloj”.

“Sjelljet e saj kanë qenë shumë të ekzagjeruara. E shikoje tani për nëntë ditë. Je e lënduar, më fal por s’kam ndjenja. E kam provuar por nuk eci”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion