Arrestohet i riu, kërcënonte 23-vjeçaren për t’i marrë para, “Do të postoj fotot në rrjete sociale”

Aktualitet

Arrestohet i riu, kërcënonte 23-vjeçaren për t’i

Një 25-vjeçar i identifikuar si Brandi Kasmi është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi kishte hapur në rrjetet sociale llogari false të një 23-vjeçareje.


Policia sqaron se i riu shpërndante në këto profile foto dhe video të 23-vjeçares dhe e kanoste që t’i jepte para.

Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën edhe aktive llogaritë false në rrjete sociale.

Njoftimi:

Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel.

Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion