I dehur në makinë, 51-vjeçari tentoi të korruptonte policët, përfundon në pranga

Aktualitet

I dehur në makinë, 51-vjeçari tentoi të korruptonte

Policia Rrugore e Durrësit ka goditur një rast tjetër të tentativës për të korruptuar efektivët në terren, duke e çuar në 28 numrin total të drejtuesve të automjeteve të arrestuar ose proceduar që nga fillimi i këtij viti për këtë vepër penale.


Raportohet se u arrestua shtetasi G. R., 51 vjeç, banues në Durrës, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit, ai tentoi t’u ofronte efektivëve 20 euro për të shmangur testin e alkoolit. Pavarësisht përpjekjes, testi u krye dhe rezultoi se ai kishte një normë prej 0.71 mg/l alkool në gjak.

Sakaq, materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion