EMRI/ U aksidentua rëndë nga një autobus në aksin Delvinë-Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari
Lajmifundit
/
12 Gusht 2026, 08:31
Aktualitet

Ka ndërruar jetë Agim Vocka, 65-vjeçari nga Bajkaj, i cili u aksidentua rëndë paraditen e djeshme në aksin nacional Delvinë–Sarandë.
65-vjeçari u godit nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u vendos transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Agim Vocka nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.


