Shkarkimi i Erion Veliajt/ Vijon mbledhja e Komisionit të Ligjeve, debate mes PS dhe opozitës

Politikë

Shkarkimi i Erion Veliajt/ Vijon mbledhja e Komisionit të Ligjeve, debate

Vijon në ambientet e Këshillit Bashkiak të Tiranës mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku po shqyrtohet kërkesa e këshilltarëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mbledhja raportohet se është shoqëruar me debate të forta mes këshilltarëve socialistë dhe atyre të opozitës.


Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që, krahas kërkesës së PS-së, të merret në shqyrtim edhe kërkesa e tyre e depozituar disa muaj më parë, e cila ka të njëjtin objekt: shkarkimin e Veliajt për mungesë të zgjatur në detyrë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PS-së kanë këmbëngulur se rrethanat janë të reja dhe se aktualisht po shqyrtohet vetëm kërkesa e paraqitur nga grupi i tyre në Këshillin Bashkiak.

Në orën 15:00 pritet të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak, e cila do të diskutojë për vendimmarrjen e Komisionit të Ligjeve dhe nëse kjo kërkesë do t’i kalojë Këshillit të plotë për shqyrtim.

Mbledhja përfundimtare e Këshillit Bashkiak është caktuar për orën 16:00, ku pritet të diskutohet zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion