Arrestohen 4 shqiptarë në Greqi, anëtarë të një grupi kriminal që trafikon lëndë narkotike

Aktualitet
Arrestohen 4 shqiptarë në Greqi, anëtarë të një

Katër shqiptarë, identitet e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen se janë anëtarë të një bande që trafikonte lëndë narkotike.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë një operacioni antidrogë në pranga ranë në total 7 persona, 4 shqiptarë dhe 3 grekë.

Të arrestuarit do të dalin nesër në Gjykatë për tu njohur me masat e arrestit. Nuk ka ende informacione lidhur me veprimtarinë kriminale të bandës së drogës.

Sakaq mësohet se 3 shtetasit grekë rezultojnë të jenë persona të punësuar në shtet, njëri është zjarrfikës me shërbim në Patra, tjetri shef shërbimi luftarak në Drejtorinë e Policisë Akaia dhe i treti nëpunës civil.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion