Zbardhen detajet nga sherri në "Qytet Studenti", autori e goditi me thikë pasi 20-vjeçari i ngacmoi të motrën

Aktualitet
Zbardhen detajet nga sherri në "Qytet Studenti", autori e goditi

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi mesditën e kësaj të enjte kryeqytetin, Tiranën. Pas ngjarjes së ndodhur të hënën, ku Martin Cani u qëllua me thikë për vdekje jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, një tjetër plagosje me thikë ndodhi mes dy të rinjve pranë Universitin privat “Metropolitan”, në zonën “Qytet Studenti”.

19-vjeçari Ajdin Ajvazi  ka qëlluar me thikë 20-vjeçarin Aron Demiraj. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se sherri dyshohet se ka nisur pasi Aron Demiraj ka ngacmuar motrën e autorit të plagosjes, Ajdin Ajvazi.

Janë studentët e Universitetit që kanë treguar se 20-vjeçari ka hedhur fjalë drej motrës së Ajvazit, dhe për këtë ky i fundit ka filluar të konfliktohet verbalisht deri në përdorimin e thikës.

Aron Demiraj u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërsa babi i tij më herët ka folur ku ka treguar se gjendja shëndetësore e të birit është e mirë dhe se nuk kishte faj.


"Tiranë/Informacion paraprak

- Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën "Sotir Kolea", gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion