Arrestimi pas video-skandalit seksual, si ishte nata e parë në qeli për Safet Gjicin

Aktualitet

Arrestimi pas video-skandalit seksual, si ishte nata e parë në qeli

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kaloi natën e parë në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, pas arrestimit nga SPAK pas publikimit të një videoje intime. Gjici është takuar për rreth një orë me avokatin e tij, Përparim Kulluri për strategjinë e mbrojtjes. Të hënën pritet të përballet me gjykatën për verifikimin e masës së sigurimit.

Burime bëjnë me dije se Gjici nuk ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka qenë i qetë, gjatë qëndrimit në qeli. Mbrojtja pretendon se nuk ka elemente të veprës penale të “korrupsionit pasiv”. Ata theksojnë se projekti nuk është miratuar dhe se nuk është dorëzuar nga 40-vjeçarja protagoniste e videos intime. Një tjetër argument që do të paraqesë mbrojtja janë problemet shëndetësore, që ka ish-kryebashkiaku.

Gjykata e Posaçme pritet që të hënën të verifikojnë masat e sigurimit, për Safet Gjicin dhe 40-vjeçaren A.K e cila u ndalua në Shkodër dhe është nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

40-vjeçarja A.K ishte nën vëzhgim nga policia dhe u ndalua në lagjen Perash në Shkodër. Burime bëjnë me dije se ajo ishte duke kërkuar një banesë me qira në këtë qytet. Pas marrjes dijeni për vendimin e Gjykatës së Posaçme, Policia ka bërë ndalimin e saj dhe tashmë ndodhet në banesën e saj në Durrës.

SPAK e ka marrë në pyetje 40-vjeçaren dhe ka ushtruar kontroll në banesë. Hetuesit kanë sekuestruar paisjen me të cilën është bërë regjistrimi i videos intime me Safet Gjicin dhe është dërguar në labortaor për ekspertizë. 

Sipas burimeve nga grupi hetimor, janë duke u verifikuar edhe persona të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë histori. Po ashtu janë duke kryer hetime edhe për pretendimet e ish-kryebashkiakut të Kukësit për shantazh. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion