Arrestimi i Jorgo Goros "gëzon" mediat greke: E denoncoi Fredi Beleri

Aktualitet

Arrestimi i Jorgo Goros "gëzon" mediat greke: E denoncoi Fredi

Mediat greke nuk kanë humbur kohë per te transmetuar menjëherë arrestimin e Jorgo  Goros, kryebashkiak ne detyre i Himres.

Arrestohet Jorgo Goro, kryebashkiaku i “zgjedhur” i Ramës në Himarë, është titulli i faqes greke Newsbomb që vë në dukje se ky arrestim vjen pas shumë ankesave për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone”.

Bëhet fjalë -theksohet në shkrim -për shitjen e një prone me sipërfaqe 5512 m2.

Arrestimi i Goros u bë pas denoncimit të Fredi Beleri shkruan edhe gazeta Parapolitika në faqen e saj.

Sipas reportazhit të televizionit publik ERT, Jorgo Goro kreu tre mandate në krye të bashkisë së Himarës dhe pas zgjedhjeve të 14 majit 2023 ushtron detyrën e kret të bashkisë , duke zëvendësuar kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleris, i cili ndodhet në burg i  gjykuar nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit në periudhën parazgjedhore.

Ishte vetë Beleri theksohet në reportazh që në fund të vitit të kaluar kishte bërë padi ndaj Goros në SPAK duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

Le të shohim thuhet në reportazhin e Tv Skai në se po dalin akoma më shumë hollësi në gjithë këtë proces , apo Edi Rama sakrifikon një njeriun e tij, të zgjedhurin e tij në mënyrë që të zbusë reagimet e krijuara nga mbajtja në burg e Fredi Belerit.

Krijon përshtypje fakti që ky zhvillim me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson manipulimet e Ramës, ndërkohë që Gjykata shqiptare kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryetarit të bashkisë shkruan në portalin e saj gazeta Protothema.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion