AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Aktualitet

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit të një personi që ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ishte në proces ekstradimi drejt Gjermanisë.

Në pranga ka rënë M.G., 32 vjeç, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, arrestimi është kryer në prani të prokurorit të gatshëm.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivi dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, mga banesa ku ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT