“41 ditë qytetarët presin, pushteti hesht”/ Protestuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën, me pankarta dhe mesazhe kundër tij

Aktualitet

“41 ditë qytetarët presin, pushteti hesht”/ Protestuesit

Të shumtë janë qytetarët që u mblodhën edhe sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e 41-të të protestave, pjesëmarrësit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Protestuesit mbanin pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, ku shprehnin pakënaqësinë e tyre për zhvillimet politike në vend.

Në disa prej pankartave thuhej se, krahas kapitujve të negociatave që po hapen dhe mbyllen në Bruksel për Shqipërinë, “do të mbyllet edhe kapitulli i Ramës”, duke iu referuar kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit.

“41 ditë qytetarët presin, pushteti hesht”/ Protestuesit

“41 ditë qytetarët presin, pushteti hesht”/ Protestuesit

“41 ditë qytetarët presin, pushteti hesht”/ Protestuesit

ME TE LEXUARAT