Alabbar intervistë në CNN për investimin në Durrës: Shqipëria është Europa e re

Dy javë më parë, kryeministri Edi Rama nga Durrësi bëri me dije se Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR do bëjë investim 2 miliard dollarë në Portin e Durrësit, ndërsa sot, për CNN, Alabbar ka folur për këtë investim.
“Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë dhe shoh çfarë po ndodh me qeverinë dhe sa e vështirë është që të lëvizë përpara, doja që të isha atje. Sepse të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike, qeveria punon ditë e natë që të jetë pjesë e Evropës së vërtetë.
Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Mendoj që këtë e kam realizuar në shumë vende, por i fundit ishte në Serbi, ku morëm përsipër stacionin e trenit, dhe bëra të njëjtën gjë dhe funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë. Vërtet besoj që kjo gjë funksionon kudo në botë, nëse e bën mirë, me partnerët e duhur, për të ndërtuar portin më të madh në detin Adriatik në Durrës me mbi 12 mijë apartamente, hotele, restorante e dyqane, mendoj se për mua është si të kem një ëndërr që shkoj dhe e kthej në realitet.
Fatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar për shkak të qeverive në të shkuarën. Ata duhet të rriten jashtë kësaj. Të gjithë indikatorët janë shumë pozitivë për mua prandaj jam duke bërë këtë projekt dhe jam shumë krenar që jam i pari.
Është interesante sepse kanë kaluar një tërmet katastrofik në 2019, i cili shkatërroi shumë ndërtesa, përfshirë këtu edhe Portin e Durrësit. Duket si një mundësi për rindërtim dhe rizhvillim për vendin.
Po, sigurisht, ka shumë projekte rindërtimi që po zbatohen tani dhe shpresoj të mund të kontribuojmë jo vetëm për rindërtim, por të mund të kontribuojmë që Shqipëria të vendoset në hartë dhe të ftojë investitorë të tjerë aty bashkë me ne, sepse sigurisht jemi aty për të investuar, por nëse arrijmë të kontribuojmë e të bëjmë detyrën tonë si qytetarë të mirë dhe të mund të vëmë në pah rëndësinë dhe vlerën e këtij vendi, të qeverisë dhe popullit të tyre”, u shpreh ai.


