Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Tiranë, njëri prej tyre ishtë në kërkim

Aktualitet

Akuzohen për dhunë në familje, arrestohen 2 persona në

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të akuzuar për dhunë në familje. Blutë njoftojnë se është bërë ndalimi i 19-vjeçarit i cili ishte shpallur në këkim për “Dhunë në familje”. Ndërsa, në pranga ka rënë edhe një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

 

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Dhuna në familje".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 arrestoi në flagrancë: O. Z., 36 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT