U kap me lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

U kap me lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë

“Shigjetat” kanë vënë në pranga në flagrancë një 23-vjeçar, pasi u kap me kokainë. Policia e Tiranës njofton se të riut A.D iu bë kontroll nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në mënyrë rutinë.

 

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç,pasi në rrugën “Hasan Alla”, nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT