Aksidentohet familja shqiptare në Itali, gruaja vdes në vend, 2 të tjerët plagosen rëndë

Aktualitet

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, gruaja vdes në vend, 2

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali, i cili i ka kushtuar jetën një gruaje që ishte pasagjere e mjetit.

Burrit që drejtonte makinën, në një moment ajo i ka dalë jashtë kontrollit thonë mediat italiane duke përfunduar jashtë rruge në rrethana ende të paqarta.

Gruaja fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend. Ekipet e ndihmës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të. Identiteti i viktimës dhe në përgjithësi a i familjarëve të përfshirë në këtë ngjarjes, nuk është bërë ende publik.

Dy persona të tjerë, ndër të cilët një djalë mbetën të plagosur e u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familja shqiptare punonte në një prej fushave në Basilicata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion