Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, del foto e tre të rinjve që u dogjën brenda makinës
Lajmifundit
/
20 Mars 2025, 09:21
Aktualitet

Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50 dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.
Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë e moshës 20-25 vjeç (Enejd Laçi, Erildi Laçi vëllezër, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi) janë djegur brenda.
Në foto e publikuar duken dy vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi dhe Enrikejd Kurti.


