Aksidenti në Fushë Prezë/ Detajet, betonierja kishte ndaluar rrugës pa ndezur bllokazhin, makina e të rinjve...

Aktualitet

Aksidenti në Fushë Prezë/ Detajet, betonierja kishte ndaluar

Në një njoftim të dytë të bërë nga policia e Tiranës, pas edhe hapjes së kamerave të sigurisë, rezulton se betonjerja kishte ndaluar në rrugë dhe nuk kishte ndezur bllokazhin.

Në po të njëjtin njoftim thuhet se makina e 4 të rinjve ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Nga ana tjetër, është arrestuar edhe Valentin Krrashi i afërm i shoferit të betonjeres, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin.

Po ashtu nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa pasur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion