Aksidenti me vdekje tek Unaza e Madhe, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

Aktualitet

Aksidenti me vdekje tek Unaza e Madhe, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

Drejtuesit e dy automjeteve që u përfshinë në aksidentin me vdekje mbrëmjen e së premtes (5 Dhjetor) tek Unaza e Madhe janë arrestuar.

Në pranga kanë rënë dy shoferët me iniciale Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 38-vjeçari me iniciale O. Xh., i cili drejtonte një motomjet.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor: në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., informojnë se në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njoftimi i policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion