Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në burg Nevzat Spaho

Aktualitet

Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës,

Gjykata e Elbasanit la në burg edhe 29 vjeçarin nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 Nëntorit.

Elis Dine ra dakord me prokurorin Gjergji Ceka i cili kërkoi “Arrest me burg” për 29 vjeçarin i njohur për policinë si person me precedentë të theksuar kriminalë.

Ende janë të paqarta lidhjet e Spahos me biznesmenin nga Elbasani, por në gjurmët e tij çoi makina e cila u përdor në momentin e ngjarjes dhe më pas u dogj pranë fshatit Morakë të Librazhdit.

Më herët gjykata vendosi gjithashtu të lerë në burg Xhino Agon ortak i biznesmenit Mëhalla, gjithashtu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim.

Dëshmitë e familjarëve të Mëhallës për marrëdhëniet shumë të mira familjare mes dy ortakëve duket se nuk e kanë bindur gjyqtarin Elis Dine.

Në masë sigurie “arrest me burg” gjykata la edhe 52 vjeçarin Kujtim Pisha, baba i dy fëmijëve, roje në objektin, pranë të cilit ndodhi ngjarja, i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Nga ana tjetër policia vazhdon punën për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim po ashtu të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje.

Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 dhjetorit ku mbeti i vdekur më vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person u vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip ‘Audi’ në drejtim të Librazhdit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion