Aksident në Fier, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe përfundon në kanal

Aktualitet

Aksident në Fier, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë, ku si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën.  

Ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

 

ME TE LEXUARAT