Sulm me thikë pranë sinagogës në Londër, plagosen dy persona, dyshohet për akt terrorist

Bota

Sulm me thikë pranë sinagogës në Londër, plagosen dy

Një sulm me thikë është regjistruar në Londër, pranë një sinagoge në zonën Golders Green, ku dy shtetas britanikë me origjinë hebreje janë plagosur.

Sipas organizatës së emergjencave Shomrim, menjëherë pas ngjarjes është parë një person duke vrapuar me thikë në dorë, çka ka rritur alarmimin e autoriteteve në zonë. Ngjarja ka ndodhur rreth 300 metra larg një incidenti tjetër të raportuar më herët në të njëjtën zonë.

Policia britanike ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa në vendngjarje janë vendosur forca të shumta sigurie dhe postblloqe. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, konfirmoi ndërhyrjen e autoriteteve.

Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi ngjarjen “jashtëzakonisht shqetësuese”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Më pas, autoritetet e kanë riklasifikuar ngjarjen si një akt të mundshëm terrorist. Hetimet po fokusohen edhe nëse komuniteti hebre ka qenë objektiv i qëllimshëm, ndërsa forcat antiterror në Mbretërinë e Bashkuar janë vënë në gatishmëri të shtuar për të garantuar sigurinë dhe për të ndihmuar hetimet.

ME TE LEXUARAT