Aksident te Kisha Shna Ndou/ 45-vjeçarja përplas me Benz, këmbësoren dhe shitësen!

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin, pranë Kishës "Shna Ndou".
Mësohet se 45-vjeçarja me iniciale A.Z., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar me këmbësore dhe një shitëse ambulante.
"Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe.
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


