Përleshja në Laç me 4 të plagosur dhe 1 viktimë, gjykata lë në burg dy autorët!

Aktualitet

Përleshja në Laç me 4 të plagosur dhe 1 viktimë,

Gjykata e Lezhës ka caktuar masat e sigurisë arrest në burg pa afat për Klevis Ndrecën dhe Danjel Gjeloshin, të cilët u arrestuan nga policia për përplasjen me armë në Laç, ku mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosën 4 të tjerë, mes të cilëve dhe një grua e pafajshme, shitëse qirinjsh në rrugë.

Klevis Ndreca u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa Danjel Gjeloshi, i cili po merr mjekim në spital, pasi mbeti i plagosur, u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Lirim Buluca e caktoi të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, ka qenë në makinë me Liridon Ismailajn dhe Gerald Bitrin. Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit.

ME TE LEXUARAT