‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të zgjedhjeve të 11 majit

Soft

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon

Tashmë jemi mësuar që astrologia Meri Shehu bën parashikime edhe për ngjarjet e rëndësishme duke u bazuar te shenjat dhe fenomenet astrologjike. Jemi në javën e fundit të fushatës elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit janë fare pranë.

Në Tv Klan, astrologia bëni një parashikim të shpejtë për rezultatin e dy kandidatëve kryesorë.

Kreu i qeverisë, Edi Rama i përket shenjës së Gaforres ndërsa kryeopozitari Sali Berisha ndodhet nën shenjën e Peshores, por kë favorizojnë më shumë yjet?

Meri Shehu: Kemi Ramën Gaforre dhe do të dalin shumë afër njëri-tjetrit, që të dy i prek Saturni, njërin e prek lart, tjetrin e prek poshtë, por besoj që Gaforren që e prek lart, pavarësisht se është shumë vështirë, është më mirë të të prekë lart sesa poshtë. Besoj që Gaforrja mund të ketë akoma më shumë fat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion