Moti i keq në Kroaci / Reshjet e dendura të borës bllokojnë automjetet në autostradë (VIDEO)

Kosovë&Rajon

Moti i keq në Kroaci / Reshjet e dendura të borës bllokojnë

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor në Kroaci, ku disa automjete, përfshirë kamionë, kanë mbetur të bllokuara.

Situata më e rëndë është raportuar në autostradën A6, që lidh Rijekën me Zagrebin, si dhe në zonën e Delnicës dhe Gorski Kotarit.

Sipas mediave kroate, disa kamionë pa pajisjet e nevojshme dimërore kanë penguar qarkullimin dhe punën e ekipeve për pastrimin e borës.

Kushtet e vështira atmosferike kanë vështirësuar lëvizjen, veçanërisht për automjetet e rënda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion