Aksident në Fier, 24-vjeçari përplaset me “Benz”-in, një i plagosur
Lajmifundit
/
28 Mars 2024, 17:01
Aktualitet

Policia bën me dije se rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


