Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin me

Një aksident ka ndodhur pasditen kësaj të hëne në Elbasan. Një 46-vjeçar ka përplasur me makinë një 80-vjeeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Sio pasojë i moshuari është plagosur lehtë dhe është dërguar në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia njofton se shoferi i makinës është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale.

“Mbrëmjen e sotme rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion