Aksident me 4 të plagosur në Gjirokastër, një nga automjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

Aktualitet

Aksident me 4 të plagosur në Gjirokastër, një nga automjetet

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Gjirokastër-Lazarat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë, katër persona, mes tyre dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 00:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Lazarat”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues një 17-vjeçar.

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, shkruanPolicia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion