Aksident me vdekje në Fier, makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier, makina del nga rruga, humb jetën shoferi]

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 ku drejtuesi, ende i paidentifikuar i i një mjeti tip "Ford" ka dalë nga rruga në aksin rrugor Cakran-Fier dhe ka humbur jetën.

Fier Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion