Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen disa makina
Lajmifundit
/
9 April 2021, 17:50
Aktualitet

Një aksident i shumë-fishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të lënduar.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në zonë, duke bërë që radha kilometrike e automjeteve të vazhdojë deri në hyrje të qytetit bregdetar.
Për ngjarjen nuk ka ende njoftim zyrtar nga policia.


