Aksident i rende në aksin Laç-Mamurras/ Makina del nga rruga, një i vdekur...

Aktualitet

Aksident i rende në aksin Laç-Mamurras/ Makina del nga rruga,

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Laç Mamurras. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person. Një tjetër ka mbetur i lënduar.

Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion