Aksident i frikshëm në Berat, makina ndan në dysh motorin, shpëton mrekullisht drejtuesi

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Berat, makina ndan në dysh motorin,

Aksident në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së”, motori përplaset me një makinë dhe ndahet më dysh,shpëton pa lëndime drejtuesi i tij.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e NSHG-së.

Një motor, gjatë hyrjes në kthesën e NSHG-së,është përplasur me një makinë. Goditja ka qenë e fortë, aq sa motori pas përplasjes edhe me bordurën anësore prej betoni të rrugës është ndarë më dysh.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, pasi ai është rrëzuar nga motorri para përplasjes me bordurën.

Efektivë të policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje, ku edhe po kryejnë veprimet e para hetimore.

Drejtuesi i motomjetit, Kujtim Mbrakulli, pasi ka kryer vizitat rutinë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku edhe u transportuar pas aksidentit, është larguar drejt banesës së tij.

Sipas burimeve në vendngjarje,bëhet me dije se shkak për aksidentin ka qenë lëvizja e motorrit,që i ka prerë rrugën makinës, gjatë hyrjes në kthesë. Fatmirësish, as drejtuesi i makinës së përfshirë në aksident nuk ka pasur lëndime.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion