Mesazhet në telefonin e gruas së skandalit Gjici, gazetari: Do ta venë në pozitë të vështirë prokurorin nëse…

Aktualitet

Mesazhet në telefonin e gruas së skandalit Gjici, gazetari: Do ta

Gruaja 40 vjeçare e skandalit Gjici, duhet të japë shpjegime të hollësishme pse e ka takuar Sali Berishën para dhe pas skandalit, për kë person i ka thënë ai të takohet në Kukës pas skandalit, përse tutori i saj në Kukës i ka thënë të shkojë t’ia dorëzojë videon Sali Berishës pas takimit dhe pse videoja u përcoll tek një emision investigativ me qëllim që të humbiste pista e shantazhit.

Kështu shkruan gazetari Mero Baze, sipas të cilit pa zbardhur këto çështje nuk ka asnjë kuptim mbajtja e tyre në burg dhe hetimi i tyre.

“Nëse do të ishte thjesht marrëdhënie intime, nuk kanë pse mbahen në burg, se nuk jemi në Iran. Dënimin më të madh kryebashkiaku e ka marrë duke u larguar nga detyra.

Problemi është se nuk është thjesht një raport intim, por një inskenim për të shantazhuar kryebashkiakun për arsye politike dhe personale, të cilat duhet të hetohen dhe gjykohen.

Ky është i vetmi motiv që justifikon mbajtjen e tyre në burg. Në të kundërt duhet të nxirren menjëherë.

Shpresoj që SPAK i ka tani gjithë provat në duart, mjafton të shkarkojë mesazhet e telefonit të vajzës në fjalë me Sali Berishën dhe tutorin e saj në Kukës” – thotë Baze.

Ai shton se ato mesazhe i kanë parë dhe të tjerë dhe mund të vënë në pozitë të vështirë prokurorin e çështjes, nëse konsideron që nuk i ka gjetur mesazhet. Madje ka dhe telefonata të regjistruara mes tutorit të saj dhe vajzës që e këshillon se çfarë duhet të bëjë me kasetën.

ME TE LEXUARAT