414 aplikime në AZHBR/ Të rinjtë zgjedhin blegtorinë dhe teknologjinë për të zhvilluar fermat

Aktualitet

414 aplikime në AZHBR/ Të rinjtë zgjedhin blegtorinë dhe

Blegtorinë dhe mekanizimin bujqësor kanë zgjedhur si prioritet për investimet e tyre fermerët e rinj në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).


Në total janë regjistruar 414 aplikime nga fermerët e rinj, me fokus në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e fermave. Sipas AZHBR-së, 223 aplikime janë për blerje kafshësh, 164 aplikime për makineri bujqësore, ndërsa 27 aplikime për ndërtimin ose përmirësimin e strehimeve për kafshët.

Të dhënat tregojnë se blegtoria mbetet drejtimi kryesor i investimeve të fermerëve të rinj, ndërsa mekanizimi zë një peshë të rëndësishme në përpjekjet për rritjen e eficiencës dhe produktivitetit në fermë. 

Sipas AZHBR-së, këto investime synojnë forcimin e fermave të reja, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e një bujqësie më moderne e konkurruese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion