30-vjeçarja i jep fund jetës, lë pas fëmijën 9-vjeçar

Aktualitet

30-vjeçarja i jep fund jetës, lë pas fëmijën
Nëna e një fëmije 9 vjeç është gjetur e varur në tualetin e shtëpisë së tyre në fshatin Fushë Vërri në Delvinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku sipas raportimeve të para, dyshohet se gruaja 30-vjeçare është vetëvarur.

30-vjeçarja Teuta Kondi është gjetur e pajetë nga vëllai i saj, ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj ka qenë bari me bagëti.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion