23-vjeçarja dhunon vjehrrën, pajiset me urdhër mbrojtjeje kjo e fundit
Lajmifundit
/
26 Qershor 2024, 10:53
Aktualitet

Një rast dhune është shënuar në Korçë, në fshatin Miras, ku 23-vjeçarja ka dhunuar vjehrrën e saj.
"Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. L., 23 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, pasi dyshohet se ka dhunuar vjehrrën e saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë ngjarje të tjera kriminale janë shënuar në Korçë, ku përfshihet një aksident me motomjet.


