21-vjeçarja denoncoi mjekun se e ngacmoi seksualisht, trondit gjyshja: E puthi në syrin tim

Aktualitet

21-vjeçarja denoncoi mjekun se e ngacmoi seksualisht, trondit gjyshja: E

Një 21-vjeçare ka denoncuar një rast të ngacmimit seksual në spitalin e Korçës. Për pasojë ditën e djeshme është arrestuar dhe pezulluar nga detyra kirurgu N. Nunka.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatares Evis Ahmeti, gjyshja e të resë, ka rrëfyer momentet se si ka ndodhur ngjarja.

Ajo u shpreh se mjeku ka puthur mbesën në sy të saj, por kur ka hasur në reagimin e saj të menjëhershëm, ka tentuar ta minimizojë situatën duke I kërkuar të mos e bëjë të madhe duke qenë se kjo do t’i kushtonte vendin e punës.

“Çupa më thoshte më dhemb barku dhe stomaku. E çova të bënte analizat dhe më tha prisni këtu. Vajzës i dhimbte stomaku nuk duronte dot. Analizat i dolën keq dhe mjeku më tha që ka apendicit. Më tha që duhet të bënte një ilaç që nuk gjendej, por ai e kishte dhe do ta bënte për nderin tonë. Nëna t’i ktheje kokën tha sepse i vjen rëndë vajzës. Dhe i afrohej vajzës. Një infermiere që sillte ushqimet më tha me kë doktor e ndiqni vajzën, dhe kur i thash emrin më tha: Nuk është i mirë. Vajza më thoshte: Nëna kam frikë.
Ai qen të më ngacmojë mua mbesë, vajti e zuri e shtrëngoi dhe e puthi. Isha vetë prezente. Kur iu “hodha në grykë” më tha mos e bëj të madhe se do të më heqin nga puna”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion