Kishte kryer vrasje për hakmarrje! Arrestohet në Shqipëri i dënuari me 11 vite burg (EMRI)

Aktualitet

Kishte kryer vrasje për hakmarrje! Arrestohet në Shqipëri i

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Tirana me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ku ishte dënuar për vrasje.

I arrestuari është Anton Allakaj, i cili sipas autoriteteve akuzohet se ka kryer një vrasje për hakmarrje rreth 25 vite më parë në Kosovë.

Gjykata e Pejës e ka dënuar Allakajn me 11 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vrasja”, ndërsa nga dënimi i kanë mbetur ende për të vuajtur 9 vite e 8 muaj.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë arrestimit atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara. Sipas hetimeve paraprake, ai përdorte identitete të ndryshme, mes tyre emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.

Ndaj tij pritet të vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion